Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi për shkak të Neymarit

13:46 | 15 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se dëshiron të largohet nga Real Madridi sepse është në dijeni rreth dëshirës së klubit për të nënshkruar me Neymarin.

Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me Neymarin pasi e ardhmja e brazilianit te Paris Saint Germaini është e mbuluar me plotë pasiguri, transmeton portali arbresh.info. 25-vjeçari kaloi nga Barcelona për transferim në Parc des Princes në muajin gusht, por pavarësisht se ka shënuar 11 gola brenda 12 ndeshjeve, largimi gjatë verës mund të jetë tashmë duke u përgatitur në letra.

Ndërkohë, Ronaldo supozohet se është i lodhur me jetën në Bernabeu dhe largimi i tij mund të vije në fund të këtij edicioni.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që 32-vjeçari dëshiron të largohet nga Real Madridi për shkak të interesimit të klubit për transferimin e Nemymarit.

Lexo edhe: Të gjitha arsyet pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Ronaldo gjithmonë ka kërkuar mbizotërimin qysh pas arritjes nga Manchester United në vitin 2009. Fillimisht, ai la anash Kakan duke u bërë lojtari kryesor i skuadrës pavarësisht se legjenda e AC Milanit kishte arritur në të njëjtën verë.

Froni i Ronaldos ka pasur ndikim edhe te Gareth Bale, ylli i Tottenhamit që ende nuk prekur majat si bashkëlojtari i tij.

Gazeta e lartpërmendur pretendon që reprezentuesi portugez ndihet i kërcënuar nga arritja e Neymarit. Ai thuhet se dëshiron rinovimin e kontratës në mënyrë për tu siguruar se vazhdon të jetë lojtari kryesor i skuadrës.

Nëse Real Madridi dështon për t’i plotësuar kërkesat e tij, ish ylli i Manchester United mund të largohet nga kampioni i Evropës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme