Cristiano Ronaldo, çfarë është duke ndodhur me të?

22:07 | 17 Qershor 2017
Arbresh Info

Çdo verë ne dëgjojmë thashetheme rreth ribashkimit të Cristiano Ronaldos me gjigantin anglez Manchester United dhe më pas Real Madridi reagon duke shtruar një super marrëveshje në tavolinë duke bërë sulmuesin vazhdoj qëndrimin. Por, këtë herë gjithçka është ndryshe.

Cristiano Ronaldo është duke u akuzuar për mashtrimin tatimor ndaj autoriteteve spanjolle që ua ka bërë gjatë viteve 2011 dhe 2014, gjë që në rast se është e vërtetë atëherë sulmuesi do të përballet deri me gjashtë vite burg, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi

Gazeta spanjolle ‘A Bola’ raporton se portugezi i ka treguar klubit rreth vendimit të tij për largim. Ndërkohë, thashetheme të ndryshme sugjerojnë që Florentino Perez dëshiron të mbështes fituesin e katërfishtë të Topit të Artë, por nëse ai dëshiron të largohet Perez nuk do të qëndrojë në këtë mënyrë dhe do të vendos çmimin te klubet e interesuara. Real Madridi ka lëshuar një deklaratë në mbështetje të yllit të tyre në faqen zyrtare duke shpresuar se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu:

“Real Madridi ka besim të plotë në lojtarin tonë Cristiano Ronaldo, i cili mësohet se ka vepruar në ligjshmëri lidhur me përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Cristiano Ronaldo ka shfaqu gjithmonë qysh pas arritjes së tij në Real Madridit në qershor të vitit 2008 se është i përkushtuar në të gjitha obligimet e tij tatimore.

Real Madridi është plotësisht i bindur që lojtari jonë Cristiano Ronaldo do të vërtetojë pafajësinë e tij në këtë proces.

Real Madridi shpreson që Drejtësia do të veproj sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që pafajësia të demonstrohet sa më shpejtë”

Sidoqoftë, një burim i afërt me lojtarit i ka thënë ‘BBC’-së që 32-vjeçari dëshiron të largohet nga ‘Los Blancos’. Burimi shton se:

“Ai është shumë i mërzitur dhe vërtetë i shqetësuar. Ai nuk dëshiron të qëndroj në Spanjë. Në këtë moment, ai dëshiron të largohet”

Sigurisht, destinacioni i ardhshëm i Cristiano Ronaldos do të jetë një klub i klasit botëror që luan në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Por, klubet e vetme që janë në gjendje të përballojnë klauzolën e tij të lëshimit prej 1 miliardë euro dhe pagën e tij madhështore janë Manchester United dhe Paris Saint Germain. Transferimi në Kinë nuk duket se do të ndodhë në këtë moment derisa klubet e mëdha evropiane vazhdojnë turmën për të.

Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian

Ronaldo do të dëshironte të rikthej në Premierë Ligë dhe t’i ribashkohej “Djajve të Kuq”, duke u larguar nga mediat dhe pretendimet për mashtrim tatimor në Spanjë, kur akuzat ndaj lojtarëve janë në trendi.

Tifozët e Manchester United janë shumë të ngazëllyer nga ky transferim i mundshëm dhe ata do të dëshironin të shohin Ronaldon sërish në Old Trafford. Jose Mourinho mund të jetë një faktor tjetër që mund të ndihmoj  në arritjen e kësaj marrëveshje pasi dyshja kanë punuar së bashku në Real Madrid./arbresh.info

Të ngjashme