Superylli portugez Cristiano Ronaldo është bërë edhe me një bust të ri.
Gjatë vitit të kaluar artisti Emanuel Santos, kishte bërë një bust të Ronaldos, i cili është i vendosur në aeroportin e ishullit të Madeiras, transmeton arbresh.info.
Santos ishte kritikuar nga të gjithë pasi nuk e kishte bërë aspak bustin të përafërt me pamjen e yllit portugez.
Por, gjatë natës së kaluar skulptori Jose Antonio Navarro Arteaga, ka publikuar bustin e tij duke marrë kritika pozitive nga tifozët e Realit si dhe nga analistët e futbollit.
Arteaga këtë e ka bërë nga kërkesa e birit të tij që është fans i flaktë i ‘los blancos’.
Ai i kishte kërkuar që ta bënte një version të mirë të Cristianos, pas bustit të dështuar vitin e kaluar.
Skulptori i njohur nga Sevilla nuk e ka bërë të ditur koston e bërjës së skulpturës dhe ka thënë se është ka shikuar shumë foto të Ronaldos për të arritur formën përfundimtare të bustit.
Busti është vendosur se në muzeun e Real Madridit dhe në përurimin e tij ishte legjenda madrilen Emilano Butrageno. /arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë