Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se ka telefonuar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, rreth çmimit të ardhshëm “Topi i Artë”.
Rivaliteti i ashpër ndërmjet Ronaldos dhe Messit ka vazhduar edhe në vitin 2017 të ylli i Real Madridit dhe i Barcelonës kanë shijuar të dy një tjetër vit të shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.
La Liga ishte dominuar nga Reali, ku Ronaldo i siguroi skuadrës në Bernabeu titullin e parë në ligë qysh pas ditëve të Jose Mourinhos. Ai gjithashtu i ndihmoi ‘Los Blancos’ të bëhen skuadra e parë që ka rimarrë trofeun në Ligë të Kampionëve në formatin e tij modern.
Ndërkohë, Lionel Messi ka shënuar një numër të madh golash nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes vetëm disa muaj pasi i siguroi Barcelonës “Kupën e Mbretit”.
Kjo do të thotë që dyshja do të jenë sërish favorit për trofeun prestigjioz të muajit të ardhshëm “Topin e Artë”. Dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se të dy lojtarët janë biseduar për këtë përmes telefonit.
Gjatë ditëve të fundit, raportet kanë sugjeruar që Messi do të marr çmimin për herë të gjashtë pavarësisht se Ronaldo ka fituar më shumë trofe me Real Madridin. Por, ky thuhet se nuk është rasti.
Ronaldo besohet se tashmë është i bindur rreth çmimit ndaj rivalit të tij të madh për të siguruar trofeun për herë të pestë. Ai dhe Messi kanë diskutuar këtë dhe argjentinasi ka uruar sulmuesin e Real Madridin për fitoren e ardhshme.
Megjithatë, Ronaldo mendon që Messi do ta fitoj çmimin vitin e ardhshëm, veçanërisht pas formës së shkëlqyer aktualisht që ylli Barcelonës është duke shijuar.
Messi tashmë ka shënuar 12 gola këtë sezon, ndërsa Ronaldo ka shënuar vetëm një./arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...