Cristiano Ronaldo bëhet personi më i ndjekur në Instagram

21:52 | 29 Tetor 2018
Arbresh Info

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo është bërë sonte (e hënë) personi më i ndjekur në Instagram.

Sulmuesi i Juventusit ka kaluar aktoren amerikane dhe yllin e popit, Selena Gomes, e cila kishte mbajtur këtë titull që nga viti 2016, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Rikthimi i Neymar në Barcelonë, gjiganti katalunas shton një lojtar në ofertë

26-vjeçarja la pas Ariana Granden dy vite më parë në këtë listë që dominohet nga yjet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por Ronaldo, i cili aktualisht ka 144 milionë ndjekës, ka vulosur statusin e tij si njëri nga figurat më të njohura në planet.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo: Unë e meritoj Topin e Artë

Reprezentuesi portugez shënoi lajmin në rrethana realativisht modeste duke postuar një foto të tij nga palestra, transmeton portali arbresh.info.

https://www.instagram.com/p/BphQbCPAjLq/?utm_source=ig_embed

Këto zhvillime vijnë vetëm disa muaj pas transferimi nga Real Madridi në Juventus për një marrëveshje që vleu 100 milionë euro.

Lexo edhe: Familja e Cristiano Ronaldos është shumë e zemëruar pas akuzave të rënda ndaj tij

Ronaldo ka shënuar shtatë gola dhe ka krijuar katër asistime brenda 10 ndeshjeve në Serie A për skuadrën e Juventusit që tashmë qëndron në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se rivali më i afërt.

Sulmuesi i Brazilit dhe Paris Saint Germainit, Neymar është sportisti tjetër më i ndjekur, por qëndron në pozitën e dhjetë me 104 milionë ndjekës.

Kim Kardashian, Beyonce, Dwayne Johnson, Kylie Jenner dhe Taylor Swift përbëjnë gjithashtu top dhjetshen./arbresh.info/

https://twitter.com/brfootball/status/1056961619673186305

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme