Cristiano Ronaldo dështoi për të regjistruar një goditje drejtë portës për herë të parë këtë sezon në disfatën e Portugalisë në miqësoren ndaj Holandës të hënën.
Ylli i Real Madridit ka qenë në një formë të shkëlqyer së fundmi pasi ka arritur të shënojë gol në nëntë ndeshjet e tij të fundit, përfshirë ato për klubin dhe vendin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra e Ronald Koeman arriti t’i ndaloj atij për të realizuar një gol duke regjistruar një fitore të lehtë. Memphis Depay realizoi golin e epërsisë për Holandën, ndërsa Ryan Babel dhe Virgil van Dijk shënuan gjithashtu para se Joao Cancelo të përjashtohet nga fusha.
Ronaldo ka shënuar katër gola për Madridin para pushimeve ndërkombëtare dhe kishte shpëtuar gjithashtu kampionin evropian në miqësoren kundër Egjiptit duke realizuar dy gola.
Ai i shënoi ato gjatë minutave shtesë duke i siguruar fitore me rezultat 2 me 1 skuadrës së tij.
Por, mbrëmja e së martës ishte dëshpëruese për Ronaldon të cilit iu refuzua gjithashtu një kërkesë për penalti pas ndërhyrjes nga Nathan Ake.
Portugezi, i cili ka shënuar 19 gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit, u largua nga fusha në minutën e 68.
Ronaldo do të rikthehet në aksion te klubi i tij të shtunën kur Real Madridi të përballet me Las Palmas në La Liga./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...