Google ADS

Cristiano Ronaldo: Askush nuk do të krahasohet me mua, nuk do të ketë Ronaldo tjetër

19:15 | 17 Mars 2018
Arbresh Info

Në botën e futbollit ka shumë talentë në rritje dhe disa prej tyre kanë potencialin për tu bërë superyje, por Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush do të jetë i ngjashëm me të.

Sulmuesi i Real Madridi i konsideron arritjet e tij dhe stilin si të veçanta, transmeton portali arbresh.info.

“Në fillim unë ëndërroja të bëhem lojtari më i mirë në botë”, ka thënë 33-vjeçari së fundmi në një reklamë për kompaninë Nike. “Shokët e mi më shikonin mua dhe më thonin: ‘Për çfarë je duke folur?”

“Luaja për qejf, por në mendjen time kam menduar se kam potencialin dhe fillova në Manchester. Nuk shoh shumë njerëz me talentin tim, përkushtimin tim, etikën time në punë”

“Askush nuk do të krahasohet me mua, askush nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Ju do të bëheni vetvetja dhe unë do të jem vetvetja”

Ronaldo është duke lansuar atletet e tij të reja derisa po fliste për trashëgimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme