Cristiano Ronaldo arrin një tjetër moment historik

18:28 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të shquar.

Real Madridi fitoi me rezultat bindës 4 me 0 ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) në Santiago Bernabeu ndaj Deportivo Alaves në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info. Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo (BBC) realizuan të tre në fitoren e katërt radhazi në La Liga për skuadrën e Zinedine Zidanes.

https://twitter.com/realmadriden/status/967438883221901318

Benzema shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Gareth Bale realizoi një gol të bukur pas asistimit nga sulmuesi francez. Por, Cristiano Ronaldo realizoi dy herë duke arritur gjithashtu një tjetër moment historik në karrierën e tij në kampionatin spanjoll te Real Madridi.

33-vjeçari është tani lojtari i dytë që ka shënuar 300 gola në La Liga. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është prapa Leo Messit, i cili e ka arritur këtë i pari.

Linel Messi ka shënuar gjithsej 369 gola në La Liga, gjë të cilën e ka arritur brenda 403 ndeshjeve, ndërsa Cristiano Ronaldo ka arritur të shënoj 300 gola në La Liga brenda 285 ndeshjeve./arbresh.info/

Të ngjashme