Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër klubit për të siguruar transferimin prej 200 milionë funta të sulmuesit të Chelseat, Eden Hazard.
Reprezentuesi i Portugalisë mësohet se nuk dëshiron që klubi të nënshkruaj me futbollistit si Harry Kane nga Tottenhami apo Mauro Icardi i Interit, por do të ishte i kënaqur për të luajtur së bashku me Eden Hazardin, transmeton portali arbresh.info.
Këto zhvillime vijnë pas raporteve se Hazard është shënjestër e ‘Los Blancos’ për transferim gjatë verës kur edhe synojnë rikrijimin e skuadrës, ndonëse edhe emri i Harry Kanes vazhdon të përmendet.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ sugjeron që Ronaldo ka aprovuar arritjen e marrëveshjes me belgun, megjithëse shënjestra e tij e preferuar vazhdon të jetë bashkëkombësi i tij Goncalo Guedes, i cili aktualisht është i huazuar te Paris Saint Germaini nga Valencia.
Ndërkohë, “Blutë” nuk mund të përballojnë humbjen e 27-vjeçarit, veçanërisht pas një sezoni të vështirë dhe frustrues që janë duke kaluar./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...