Google ADS

Cristiano Ronaldo afër transferimit në PSG

09:11 | 5 Janar 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germain raportohet se beson në transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi nëse ata heqin dorë nga Gonzalo Guedes.

Sipas uebfaqes ‘El Confidencial’, Cristiano Ronaldo mund të përfundojë muajin janar si një lojtar i Paris Saint Germainit, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti në Liga 1 ka ndërmend të shes anësorin Goncalo Guedes te skuadra spanjolle Valencia.  Ylli i Portugalisë kishte shkëlqyer në Mestalla pas transferimit si një i huazuar nga Paris Saint Germaini vetëm pak kohë pas nënshkrimit me brazilianin- Neymar.

Por, duket se ai nuk ka të ardhme në Parc des Princes dhe Paris Saint Germaini do të jetë e lumtur për të lejuar largimin e tij.

Sipas uebfaqes së lartpërmendur, transferimi i Goncalo Guedes në Mestalla do t’i hapte rrugën transferimit Cristiano Ronaldos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme