Google ADS

Cristiano Ronaldo afër të bëhet golashënuesi numër një në histori, ja sa gola i nevojiten

21:55 | 9 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo është afër të thyejë rekordin i cili do t’ia mbajë mend emrin në histori.

Portugezit i nevojiten vetëm 30 gola për të thyer rekordin e Pele-s dhe të bëhet golashënuesi numër një në histori të futbollit, transmeton portali arbresh.info.

Pele ka shënuar 1286 gola në 1363 ndeshje, rekord i cili mbetet i pathyer, mirëpo 519 gola ishin në miqësore, andaj nuk pranohen në golat zyrtarë.

Kjo nënkupton që nëse Ronaldo shënon 30 gola do e thyejë këtë rekord, ngase ka shënuar 737 sosh, kurse rivali i përjetshëm Lionel Messi ka shënuar 717 gola.

Këtë sezon, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 37 gola dhe ka thyer rekorde të shumta në Itali.

Mbetet të shihet nëse gjatë sezonit të ardhshëm do e thyejë rekordin, i cili deri me tani shihej si i pathyeshëm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme