Google ADS

Cristiano Ronaldo – 70 goditje, 3 gola

16:59 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka realizuar dy herë pasditen e sotme në Bernabeu.

Superylli i Real Madridit dyfishoi epërsinë për 2 me 0 në minutën e 23′ të ndeshjes si nikoqir në kuadër të xhiros së 15-të ndaj Sevillas pas golit të epërsisë nga Nacho, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi realizoi golin tjetër për 3 me 0 në këtë ndeshje nga pika e bardhë. 32-vjeçari u tregua i saktë në përballjen direkte me portierin e Sergio Rico para se Toni Kroos të shënonte më pak për 4 me 0.

Tani, superylli i ‘Los Blancos’ ka gjithsej tri gola pas 70 goditjeve drejt portës brenda dhjetë paraqitjeve këtë edicion te kampioni i Spanjës në La Liga.

Ronaldo ka fituar së fundmi për të pestën herë Topin e Artë duke barazuar rekordin nga Lionel Messi./arbresh.info/

Shikoni dy golat nga Cristiano Ronaldo ndaj Sevillas:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme