Google ADS

Cristiano nuk stërvitet ende, dy ditë para ndeshjes ndaj Levantes

14:30 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ylli portugez vazhdon të punoj në palestër për gjendjen e tij që dy ditë radhazi, ndërkohë që Serigo Ramos dhe Varane kanë arritur të rikthehen në stërvitje.

Real Madridi finalizoi seancën e tyre të katërt stërvitje këtë javë dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Levantes në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Pas fillimit në formë të dobët të sezonit, Madridi nuk mund të përballoj të humbas më shumë pikë, veçanërisht ndaj një rivali si Levante, dhe Zidane shpreson që skuadra të merr besim para ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër PSG-së më 14 shkurt.

https://twitter.com/realmadriden/status/959049036543250432

Sergio Ramos dhe Varane, të cilët kanë qenë duke punuar të vetëm një ditë më parë, ishin pjesë e skuadrës së bashku me bashkëlojtarët e tij dhe finalizuan seancën stërvitore.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo vazhdoi qëndrimin në palestër për të kryer disa ushtrime të veçanta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme