Ditët po kalojnë dhe fati i sulmuesit Mauro Icardi vazhdon të mbetet i panjohur, por kjo tregon qartë se largimi nga Interi do të ndodhë për shkak se mes tyre nuk ka më raporte të mira.
Në lidhje me transferimin e sulmuesit argjentinas ka pasur raporte të shumta, por asgjë nuk është materializuar deri tani dhe gjithçka mbetet ende në e pavendosur, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, në Itali pretendojnë se aprovimi i Cristiano Ronaldos mund të jetë vendimtar që Icardi të arrijë në Torino për të nënshkruar me Juventusin.
Gazzetta dello Sport nis ditën e sotme (e martë) me një “Po” nga CR7 rreth transferimit të Icardit.
Ata tutje shpjegojnë se Lukaku është një tjetër opsion, por ky i fundit nuk e bind aq ish sulmuesin e Real Madridit që beson se Icardi është një alternativ më e mirë./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...