Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United është një ndër transferimet më të emocionuara të verës.
Pas rikthimit në “Old Trafford”, Edinson Cavani vendosi t’ia jap fanellën e famshme me numër 7, që portugezi e kishte mbajtur për gjashtë vite te “Djajtë e Kuq”.
Pasi Premierliga pranoi që ta lejojë Ronaldo të mbante numrin 7, menjëherë nisen blerjet e fanellës nga tifozët.
Sipas Mirror, sapo fanella me numrin 7 u bë zyrtare, menjëherë nisën shitjet e mëdha.
Vetëm brenda orës së parë, fanella e CR7 u shit më shumë se të gjitha fanellat e tjera brenda 24 orëve te United.
Brenda 24 orëve, kjo fanellë u bë më e shitura dhe e gjithë kjo falë efektit të portugezit, pavarësisht që mediumi britanik nuk ka treguar numrin e fanellave të shitura.
Ndërkohë, Ronaldo shpreson të bëjë debutimin me Man Unitedin kundër Newcastle Unitedin javën tjetër.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...