CR7 dhe Fernandes detyruan Lingard të festojë golin e fitores ndaj West Ham

20:58 | 19 Shtator 2021
KRG

Nuk ndodh shpesh që të jenë dy hero në një ndeshje.

Por, fitorja e Manchester Unitedit 2 – 1 kundër West Hamit, ishte vërtetë dramë e madhe.

David de Gea ndali penalltinë e Mark Noble në minutën e 95-të.

Vetëm disa minuta më herët, Jesse Lingard realizoi golin e epërsisë për Man United me një super gjuajtje nga distanca.

Lingard u duartrokitë edhe nga tifozët e West Hamit kur hyri në fushë në pjesën e dytë.

Lingard edicionin e kaluar ishte huazim te West Ham, ku shënoi nëntë gola në 16 ndeshje dhe iu ndihmuar të kualifikohen për Ligën e Evropës.

Flitej që Lingard do rikthehej, por shkaku që marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit, dështoi transferimi.

Lingard realizoi golin që doli të jetë i fitores, por dyshja Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo nuk ishin të lumtur që anglezi nuk festoi.

Të dy e shtynë drejtë te tifozët e Man Unitedit duke provuar ta lejojnë të festojë.

Por, Lingard nuk festoi duke treguar respekt për ish skuadrën, edhe pse buzëqeshi më të madhe.

 

Të ngjashme