Klubi i Bayern Munich ka bërë të ditur se Joshua Kimich nuk do të mund të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann për tre ndeshjet e fundit të këtij viti.
Kjo për shkak se gjermani multifunksional në fushë, ishte infektuar me COVID.
Megjithatë, edhe pse periudhën e karantinës e përfundoi në ditën e djeshme, mjekët nuk i kanë dhënë konfirmimin për të vazhduar me ngarkesën e stërvitjes.
Së fundmi, është bërë e ditur se COVID i ka lënë pasoja 26-vjeçarit pasi i ka prekur mushkëritë dhe për të rikuperuar plotësisht ai nuk duhet të marrë ngarkesa fizike.
Sakaq, edhe Kimich nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tregon se do t’i duhet të tregohet i duruar me pjesën e shëndetit.
“Po ia dal mirë dhe ditën e djeshme përfundova periudhën e karantinës, mezi po pres të rikthehem pranë skuadrës dhe të rifilloj sërish stërvitjen. Megjithatë, duhet të tregohem i duruar sepse nuk më lejohet të marr një ngarkesë të lartë fizike, si pasojë e e prekjes së mushkërive nga COVID. Ndaj, tre ndeshjet e fundit do t’i ndjek nga divani dhe më pas do të rikthehem në aksion në muajin janar”, thekson Kimich, i cili në fakt është nga ata futbollistë që ende nuk është vaksinuar.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...