Covid-19 pushton klubin e madh shqiptar, rrezikohet të mos luhet ndeshja e nesërme

15:40 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ankth te Flamurtari një ditë para ndeshjes me Tomorin. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin vlonjat se trajneri Dritan Resuli ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka bërë tamponin një ditë më parë, sot ka ardhur përgjigjia. 

Ai ka rezultuar pozitiv me “COVID-19” dhe menjëherë është karantinuar.

Në këtë situatë klubi ka marrë menjëherë masa urgjente, teksa autoritetet shëndetësore në Vlorë kanë bërë sot tamponë për të gjithë lojtarët e ekipit të Flamurtarit, pjestarët e stafit dhe drejtuesit e klubit. Përgjigjet e testeve do të mësohen nesër para ndeshjes me Tomorin dhe nëse ka një numër të lartë të prekurish sa u përket futbollistëve, rrezikohet zhvillimi i takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme