Philippe Coutinho tashmë është lojtar i Barcelonës, por për debutimin e tij duhet pritur ende.
Pas testeve mjekësore është mësuar se braziliani nuk mund të luajë së paku edhe tri javë.
25-vjeçari nuk mund të luajë këtë sezon në Ligën e Kampionëve pasi është paraqitur paraprakisht për Liverpoolin në garën më të madhe për klube.
Me 160 milionë euro anësori është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit, kjo pas Neymari që u ble nga PSG prej klubi katalunas për 222 milionë euro.
Mungesa e tij nuk është shqetësim i madh pasi lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë dhe do ketë mjaft mundësi dhe hapësirë për të treguar vetën.
Vlen të theksohet se Barcelona i ka vendosur atij klauzolë prej 400 milionë eurosh.
Ndërsa, datë apo ndeshje për debutimin e tij ende nuk është dhënë në media. /Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë