Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho ka njoftuar sulmuesin Lionel Messi se Harry Kane është duke u larguar nga Tottenhami për transferim këtë verë në Real Madrid.
Reprezentuesi i Anglisë ka qenë në formë spektakolare këtë sezon duke shënuar gjithsej 34 gola brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info. Kjo ka bërë që sulmuesi të lidhet me transferimin në Real Madrid gjatë verës.
Por, Tottenham Hotspuri insiston që Harry Kane nuk do të shitet në fund të sezonit aktual. Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Coutinho ka njoftuar Messin që sulmuesi i Anglisë do të jetë një lojtar i Real Madridit pas Kampionatit Botëror në Rusi.
Transferimi do të ndodhë pa marrë parasysh se si përfundon sezoni për ‘Los Blancos’.
Zinedine Zidane është nën presion për shkak se Real Madridi qëndron në pozitën e tretë në La Liga, 14 pikë prapa rivalit Barcelonës që kryeson në tabelë, transmeton portali arbresh.info.
Karim Benzema është në rrezik për humbur pozitën e tij pas një tjetër sezoni me formë të dobët. 30-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola në kampionatin spanjoll, gjë që vë në pikëpytje të ardhmen e tij në klub.
Raporti pretendon se Kane ka rënë dakord me një kontratë 23 milionëshe me Real Madridin dhe një klauzolë prej një miliardë eurove. Aktualisht nuk ekziston ndonjë marrëveshje ndërmjet ‘Los Blancos’ dhe Tottenhamit, megjithëse ata synojnë për ta arritur këtë gjatë verës. “Spursët” kërkojnë një shumë madhështore prej 200 milionë euro për të lejuar largimin e tij nga klubi.
Ylli i Anglisë shpreson të vazhdoj me formë të mirë edhe këtë vikend kur Tottenhami të përballet me Crystal Palacen në Premierë Ligë./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...