Sulmuesi i Barcelonës, Philippe Coutinho ka thënë se është i lumtur me suksesin e madh të klubit të vjetër, Liverpool.
Braziliani momentalisht është huazim te Bayern Munich dhe ka spekulime rreth rikthimit të tij në “Anfield”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Coutinho i ka heshtur këto thashetheme, në një intervistë për Sports Illustrated ka thënë se nuk e kthen kokën mbrapa për vendimet që ka marrë.
“Liverpool janë duke fluturuar, nuk është befasuese. I kemi parë vitin e kaluar që kanë fituar Ligën e Kampionëve, por nuk jam i befasuar sepse knë skuadër dhe trajner fantastik”.
“Jam shumë i lumtur për ta, sepse kam shumë miq aty, ish-bashkëlojtarë, andaj jam i lumtur për ta, kjo është e gjitha. Unë nuk shikoj mbrapa”.
“Morra një rrugë tjetër dhe jam në tjetër aventurë. Jam i fokusuar për të arritur ëndrrat e mira. Jam i lumtur me gjëra që kam bërë në të kaluarën dhe tani shikoj përpara”, theksoi Coutinho.
Coutinho këtë sezon për “Bavarezët” ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime./arbresh.info.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri