Coutinho në Brazil për të vazhduar trajtimin

22:27 | 29 Mars 2021
V. S.

Barcelona ka njoftuar se mesfushori Philippe Coutinho do udhëtojë në Brazil për të vazhduar me trajtimin e lëndimit muskulor në gjurin e majtë.

Braziliani pësoi lëndim me 29 dhjetor në ndeshjen ndaj Eibarit dhe vazhdon të këtë probleme duke mos arritur të rikthehet në fushën e gjelbër.

“Lojtari i ekipit të parë Philippe Coutinho udhëton në Brazil të vazhdojë me shërimin nga lëndimi muskulor në gjurin e majtë”, shkruhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme