Philippe Coutinho përfundimisht do të rikthehet te Barcelona.
Bayern Munich nuk e ka ushtruar të drejtën për transferimin e përhershëm të yllit brazilian.
27 vjeçari që është në pronësi të Barcelonës, këtë sezon ka qenë pjesë e Bayern Munich si i huazuar, por nuk ka bindur gjermanët për të shpenzuar për blerjen e tij.
Është Karl Heiz Rummenigge që ka bërë të ditur se koha për ushtrimin e të drejtës për blerjen e ish anëtarit të Liverpool, ka skaduar.
“Opsioni ka skaduar dhe ne nuk e kemi zbatuar atë”, ka deklaruar Rummenigge për Der Spiegel, përcjell lajmi.net.
“Tani duhet të bëjnë planifikimin e brendshme të parave”, shtoi ai.
Coutinho ishte prezantuar si një prurje e madhe te Bayern Munich në gushtin e vitit të kaluar, por nuk ka arritur të përmbush pritjet.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz