Philippe Coutinho rezultoi një nga zhgënjimet më të mëdha të Barcelonës gjatë viteve të kaluara. Në verë klubi dhe lojtari brazilian ndanë rrugët, por tani klubi katalan duhet të gjejë një blerës përfundimtar pasi t’I përfundojë huazimi tek Aston Villa.
Për momentin, klubi i Barçës ka rënë dakord për një opsion blerjeje prej 40 milionë eurosh me Aston Villan, ku e kanë mesfushorin në huazim, por Newcastle ka hyrë fuqishëm në skenë. “Magpies”, sipas “Sport.es,” janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të lojtarit, pasi nuk u mungojnë burimet financiare.
Ky opsion mund t’i sjellë Barçës edhe më shumë përfitime krahasuar me 40 milionët që mund të paguajë Aston Villa. Coutinho ka rigjetur veten në Birmingham, duke lënë pas atë zhgënjim të madh që përjetoi te Barça.
Arsenali dhe Evertoni gjithashtu kanë qenë të interesuar për të dhe Barcelona shpreson ta zgjidhë shitjen e tij para 30 qershorit për të qenë në gjendje t’i përdorë paratë në merkato. /Arbresh.info/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...