Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho është i kënaqur që tani luan së bashku me Andres Iniestan.
Para arritjes së tij nga Liverpooli gjatë merkatos së muajit janar ka pasur sugjerime të shumta që Coutinho do të transferohej si një zëvendësues i kapitenit të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ylli i transferuar muajin e kaluar për një tarifë rekorde prej 160 milionë euro insiston se është i kënaqur që luan së bashku me të dhe yjet tjerë në Camp Nou.
“Ai është një gjeni dhe të gjithë që luajnë me të, ai i bënë lojtarë më të mirë. Jam duke e shijuar këtë shumë”, insistoi Coutinho.
Sa i përket superyllit Lionel Messi, Coutinho shtoi:
“Për mua ata janë idoll. Aq e pabesueshme që duket, Leo është duke u bërë gjithnjë e më i mirë, si një tifoz dhe tani si një bashkëlojtar, unë vetëm mund ta shfrytëzoj këtë moment. Shpresoj të fitoj shumë gjëra me të”
Barcelona si lidere e tabelës në La Liga ka 19 pikë më shumë se rivali i përbetuar – Real Madridi./arbresh.info/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...