Google ADS

Courtois zhgënjen Chelsean: Dua të transferohem te kjo skuadër

14:37 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

 Thibaut Courtois dëshiron që të transferohet në Real Madrid.

Portieri belg, Thibaut Courtois ka një lajm të keq për Chelsean dhe tifozët e saj. Ai dëshiron që të largohet nga “Stemford Bridge”, shkruan tabloidi britanik. Daily Mirror.

Sipas këtij tabloidi, reprezentuesi i Belgjikës  nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me Chelsean, e cila skadon në vitin 2019, përcjell Express.

Ai dëshiron që të transferohet në Real Madrid, e cila skuadër ka shfaqur interesim që ta transferoj gjatë kësaj vere.

Real Madrid është në kërkim të një portieri, pasi nga sezoni i ri nuk llogarit më në Keylor Navasin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme