Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois e sheh vetën vetëm në ‘Stamford Bridge’ duke refuzuar kështu transferimin në Real Madrid.
24-vjeçari është vlerësuar si njëri nga portierët më të mirë në mbarë botën, transmeton portali arbresh.info. Ai e ka mbajtur portën të pastër në 13 ndeshje në Premierë Ligë, më së shumti deri tani këtë sezon.
Courtois ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim te skuadra e Zinedine Zidanes, por bartësi i fanellës me numër 1 në Chelsea ka thënë se nuk është i interesuar për transferimin në ‘Santiago Bernabeu’.
“Nuk e shoh vetën në Real Madrid. E shoh vetën vetëm në Chelsea, klubi që gjashtë vite më parë më vëzhgoi në Belgjikë dhe më dha më pas mundësinë për të nënshkruar me ata”, tha fillimisht reprezentuesi belg.
“Ata më lejuan gjithashtu të qëndroj tri vite në Atletico, gjë që më ndihmoi të bëhem portieri që tani jam. Ndihem si lojtar kyç në skuadër, jam shumë i lumtur në Chelsea dhe nuk e shoh vetën diku tjetër”, përfundoi Courtois./arbresh.info
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”