Google ADS

Courtois në Real Madrid, Alisson Becker në Chelsea

08:25 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Portieri brazilian, Alisson, është duke i ‘çmendur’ top klubet evropiane me paraqitjet e tij dhe talentin.

Allison Becker shkëlqeu në sezonin e fundit me gjigantin italian, AS Roma, dhe pritet të jetë numër një i portës së Brazilit, në kampionatin botëror Rusia 2018.

Por, skuadra italiane është në rrezik të humbas pasi që Real Madridi dhe Chelsea janë seriozisht në garë për shërbimet e tij.

Numri 1 i Romës mbetet objektivi kryesor i Real Madridit dhe Chelseat, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia”.

Nëse Courtois mbetet në Chelsea, Alisson mund të transferohet në Real Madrid.

Kurse, nëse Courtois kalon në Madrid, braziliani mund të kalojë te “Blues”.

Roma kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij por ofertat pritet të sillen rreth 70 deri në 75 milionë euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme