Courtois në kontakt të vazhdueshëm me Realin

16:26 | 8 Shkurt 2017
Arbresh Info

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois është duke u përpjekur shumë për t’iu bashkuar Real Madridit.

Sipas raporteve nga mediat angleze, agjenti i tij është vazhdimisht duke kontaktuar gjigantin spanjoll për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Portieri i “Bluve” me kënaqësi dëshiron t’i ribashkohet partneres së tij dhe fëmijëve, që ende jetojnë në Madrid.

“Thibaut Courtois është opsioni i dytë për këtë pozitë”, tha gazetari i ‘Okdiarios’ Eduardo Inda. “Agjenti e thërret Real Madridin çdo ditë për të ofruar lojtarin”

“Kjo mund t’iu jap një mundësi atyre për të nënshkruar sepse kontrata e tij përfundon në vitin 2018. Chelsea mund të bëjë biznes nëse Madridi heq dorë nga Eden Hazard”, zbuloi Eduardo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme