Ajo që Ancelotti kishte dyshuar gjatë gjithë javës, u konfirmua 48 orë para El Clasicos.
Courtois do të mungojë në një nga sfidat më të rëndësishme të “Los Blancos”.
Portieri, i cili vuan nga lëndimi prej fundit të muajit të kaluar, nuk ka mundur të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, duke u përjashtuar përfundimisht për duelin ndaj katalonasve, raporton Marca.
Kështu, do të jetë Lunin ai që do të zërë portën e Real Madridit në El Clasicon e parë të sezonit.
Portieri ukrainas ka luajtur katër ndeshjet e fundit për bardhezinjtë, si kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe ndaj Getafes dhe Osasunës në La Liga. /GE/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...