Thibaut Courtois do të zgjedhte më para transferimin e Eden Hazardit sesa Neymar si një yll që pritet të ketë sukses në Real Madrid këtë vit.
Courtois ka luajtur së bashku me bashkëlojtartin e tij te skuadra kombëtare e Belgjikës për katër sezone në Chelsea para se të transferohet në Santiago Bernabeu gushtin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra në kryeqytetin spanjoll është përmendur shpesh si një destinacion i mundshëm i Hazardit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te klubi në Premierë Ligë përtej sezonit të ardhshëm.
Ish ylli i Barcelonës, Neymar raportohet se qëndron një shënjestër e Madridit, por Courtois beson se bashkëkombësi i tij do të ishte një përforcim më i mirë.
Në një intervistë me gazetën belge Het Nieuwsbalc, portieri 26-vjeçar ka thënë: “Do të zgjedhja Edenin, sigurisht. Më pëlqen me të vërtetë ai, por zgjedhja varet nga bordi”
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kjo nuk është një pyetje për mua, por për drejtorin dhe menaxhmentin”
“Skuadra është ajo se çfarë është tani. Karim Benzema është në formë të mirë dhe ka shënuar 17 gola. Bale e ka nisur mirë, por më pas është dashur të përballet me lëndime”
“Ju e shihni që në ndeshjet që ne kemi kualitet, vetëm nganjëherë është e pamundur për të shënuar”
Barcelona ka dhjetë pikë më shumë se Madridi në pozitë të tretë dhe vazhdon të jetë favorite për titullin në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave