Eksperti i futbollit Guillem Balague beson që portieri i Chelseat, Thibaut Courtiois, është i vendosur të largohet nga Stamford Bridge.
Courtois ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale me “Blutë”, por duket se dëshiron të rikthehet te kryeqyteti spanjoll në Real Madrid pas tri viteve të shpenzuar në Atletico, transmeton portali arbresh.info.
Në një shkrim për ‘AS‘, Guillem Balague pretendon që portieri dëshiron të largohet nga Chelsea dhe tashmë ka kontaktuar me skuadrën e Zinedine Zidanes.
Chelseat besohet se dëshiron t’i ofrojë rinovimin e kontratës dhe Balague shton se ata janë të përgatitur për ta bërë atë lojtarin me pagën më të lartë në botën e futbollit.
Por, Antonio Conte tashmë është në dijeni rreth dëshirës së reprezentuesit belg për largim dhe do të jetë i përgatitur për të shituar atë verën e ardhshme për një tarifë madhështore./arbresh.info/
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri