Google ADS

Courtois i gatshëm të largohet nga Chelsea për transferim te Real Madridi

13:15 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Thibaut Courtois është i gatshëm të largohet nga Chelsea për transferim te Real Madridi.

‘El Mundo Deportivo’ thotë se portieri nuk është i interesuar për të nënshkruar marrëveshje të re me kampionin në fuqi të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.

Portieri ka kontratë me klubin në Stamford Bridge deri në verën e vitit 2019. Por, thuhet se Courtois së shpejti do të largohet nga Chelsea për shkak të interesimit të shfaqur nga Real Madridi.

Zinedine Zidane është në kërkim të një portieri të ri dhe reprezentuesi i Belgjikës është i përshtatshëm për të.

Trajneri i “Bluve”, Antonio Conte dëshiron të mbajë Courtoisin në Londër dhe ka kërkuar nga kampioni i Anglisë të thyej bankën për të mbajtur portierin “më të mirë në botë” në klub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme