Tensioni mes Keylor Navas dhe Thibaut Courtois është në një dimension të ri, pasi të dy portierët kanë dhënë më të mirën prej tyre në stërvitje, por duket se belgu ka fituar betejën dhe është i gatshëm për të debutuar në vizitën e Real Madridit te Girona.
Të shtunën, trajneri Julen Lopetegui do të paraqitet në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe sigurisht njëra nga pyetjet që do t’i shtrohet është rreth debutimit të mundshëm të portierit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i ‘Los Blancos’ sigurisht se mund të mos i informoj mediat rreth vendimit të tij, por gjithçka që ka ndodhur të lë të kuptohet se Courtois do të jetë portieri i Madridit kundër skuadrës katalunase.
Ish lojtari i Chelseas ka pasur progres të dukshëm në seancat e fundit stërvitore dhe duket favorit për tu vendosur mes portës.
Mbetet të shihet nëse vendimi është final ose nëse gara është vazhduar mes dy portierëve./arbresh.info/
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj