Google ADS

Courtois: Hazard do ‘shpërthejë’ të Real Madrid-i

09:02 | 15 Tetor 2020
Arbresh Info

Portieri i Real Madrid-it, Thibaut Courtois beson se bashkëlojtari Eden Hazard, së shpejti do gjejë formën më të mirë dhe do shkëlqejë.

Belgu shkaku i lëndimeve ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje në Madrid, derisa nuk dihet se kur do jetë i gatshëm për tu rikthyer, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Courtois beson se Hazard së shpejti do shkëlqejë në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk kam dyshim, jam i sigurt se do shohim Eden Hazard-in më të mirë”.

“Është i pari që ka dëshirë ta tregojë vetën. E shoh mjaftë mirë dhe shpresoj që së shpejtë do e dëshmojë”.

“Para lëndimit bëri disa paraqitje të mira dhe pastaj kishte fat shumë të keq dhe nuk u bë më e lehtë. Por, këtë muaj e kam parë duke u stërvitur mirë. Jam i sigurt se do shpërthejë dhe do sjellë gëzim të skuadra”, deklaroi ai.

Real-i momentalisht është lider me 10 pikë në katër ndeshje, derisa të shtunën përballet me Cadiz-in./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme