Thibaut Courtois është në formë të shkëlqyeshme së bashku me Real Madridin që takohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat të martën.
Belgu nuk ka pësuar një gol në katër ndeshjet e tij të fundit, për më shumë se 390 minuta, dhe ka qenë një arsye kryesore pse Los Blancos janë ende duke garuar në ligë dhe në Evropë.
Herën e fundit që iu desh të nxirrte topin nga rrjeta e tij ishte 60 minuta në Clasico dhe që atëherë ai ka mbajtur portën e pa prekura ndaj, Liverpoolit, Getafes, Cadizit dhe Real Betisit.
Courtois brëri një gjë të ngjashme në fillim të vitit, duke mos pranuar gol për 457 minuta në shkurt, dhe mund ta kalojë këtë shifër me një rezultat të pastër kundër ekipit të tij të vjetër Chelseat.
Por, madrilenët janë në dijeni se The Blues janë aktualisht në formë, pasi me Thomas Tuchel kanë gjetur formulën e një futbolli të bukur dhe me presion të lartë.
Gjermani gjeti idenë se si të ndërlidh të gjitha repartet, e që Zinedine Zidane do të ketë mjaftë punë për të bërë. /Telegrafi/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...