Carlo Ancelotti u shfaq para mediave në konferencë për shtypin pas seancës së fundit stërvitore para ndeshjes kundër Cadizit që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” për javën e 34-të të La Ligas.
Trajneri italian ka analizuar situatën aktuale të skuadrës së bardhë, duke thënë se nuk kanë fituar ende asnjë trofe.
“Nuk kemi menduar asgjë sepse nuk kemi fituar asgjë. Do ta mendojmë ditën që të jemi matematikisht kampionë. Objektivi i vetëm është të marrim tri pikët në këtë ndeshje”, ka thënë italiani.
Ai u ndal te rikthimi i Thibaut Coutrois, i cili është portieri i parë i Real Madridit, por që me Bayern Munich nuk do të jetë në portë.
“Ai është mirë. Nesër do të luajë pas një kohe të gjatë. Është një lajm i mirë për ne që ai është kthyer, si me Militao. Ai është mirë, me entuziazëm të madh dhe të gjithë jemi të kënaqur me të”.
“Finalja që kemi në mendje është të mërkurën kundër Bayernit. Lunin do ta luajë atë dhe më pas do të shohim”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...