Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet gjigantit italian në Serie A, Juventusit.
Sipas raporteve të ndryshme, kampioni italian është në merkato për një sulmues të ri pasi Mario Mandzukic pritet të largohet nga klubi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Por, Costa nuk dëshiron të transferohet te Juventusi sepse nuk dëshiron të jetë zgjedhja e dytë për linjën frontale prapa Gonzalo Higuainit.
Në vend të kësaj, Costa thuhet se preferon rikthimin te Atletico Madridi ose t’i bashkohet Super Ligës së Kinës, ku 32-vjeçari ka pranuar ofertë nga Tianjin Quanjian.
Costa është kërkuar nga Tianjin gjatë merkatos së muajit janar të transferime, por klubi kinez ka rishfaqur interesim gjithashtu para merkatos së ardhshme.
Mësohet që Chelsea është duke kërkuar zëvendësuesin e tij në klub dhe Antonio Conte tashmë ka vendosur sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan, si shënjestër kryesore të klubit./arbresh.info
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë