Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është në dyshime për ndeshjen në Evropa Ligë kundër Arsenalit javën e ardhshme.
Reprezentuesi spanjoll ka pasur probleme për shkak të lëndimit në kofshë të këmbës gjatë javëve të fundit dhe për këtë arsye është lënë jashtë linjave, transmeton portali arbresh.info. Diego Simeone shpresonte ta ketë atë në dispozicion për skuadrën e tij me Levanten në vikend, por ai nuk ishte i gatshëm mjaftueshëm për lojë.
Atletico fitoi 3 me 0 kundër rivalit të tyre në La Liga, por u detyruan të luajnë në mungesë të Costas që ka gjasa të mëdha të mos jetë në dispozicion as për ndeshjen kundër Arsenalit.
Costa do të qëndroj jashtë fushës edhe në ndeshjen e Atleticos kundër Real Sociedadit këtë të enjte.
Këto zhvillime janë padyshim pozitive për Arsenalin derisa synojnë për të vazhduar tutje në Evropa Ligë.
Costa ka eksperiencë të shumtë kundër Arsenalit për shkak kohës së kaluar te Chelsea./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...