Sulmuesi Douglas Costa, insiston se Cristiano Ronaldo është tjetër nivel në krahasim me Robert Lewandowski-n.
Braziliani u rikthye në “Allianz Arena” në formë huazimi gjatë verës, ngase nuk ishte në projektin e Andrea Pirlo-s, transmeton portali arbresh.info.
Costa ka zbuluar se dëshironte rikthimin të Bayern-i, kurse për Ronaldo-n ka thënë se është tjetër nivel nëse krahasohet me polakun ose Neymar-in.
“Kisha oferta tjera para se t’i bashkohesha Juventus-it. Është klub i madh, një ndër më të mirët në Evropë. Doja të fitoja Ligën e Kampionëve me Juve-n”.
“Kisha fatin dhe privilegjin të përballem me kampionë të mëdhenj. Neymar-in në Kombëtare dhe Ronaldo-n të Juventus-i”.
“Tani do luajë me Robert Lewandowski-n, më i miri në Evropë, nëse sheh statistikat edhe pse Cristiano është tjetër nivel”, deklaroi ai.
Costa është vetëm huazim, mirëpo ekziston mundësia që të mbetet përgjithmonë të “Bavarezët”./arbresh.info.
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...