Sulmuesi Douglas Costa, është i emocionuar për rikthimin të Bayern Munich-u pas tri viteve me Juventus-in.
30-vjeçari iu bashkua “Bavarezëve” në formë huazimi nga “Bianconerët”, derisa synon suksese të mëdha me kampionin e Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani për faqen zyrtare të Bayern-it tha se ka besimin që do fitojë tituj të shumtë.
“Jam shumë i lumtur që do luaj për Bayern-in përsëri. Kisha kohë të mrekullueshme në Munich me shumë sukses dhe jam i sigurt se do fitojmë tituj të tjerë përsëri”, deklaroi ai.
Costa për klubin gjerman ka fituar dy herë Bundesligën, një herë kupn e Gjermanisë dhe një herë Superkupën e Gjermanisë./arbresh.info.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj