‘Corriere dello Sport’ e ‘tmerron’ Gattuson me këtë lajm

08:42 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Gazeta e madhe italiane, “Corriere dello Sport”, shkruan se Gennaro Gattuso është shumë afër shkarkimit nga detyra e trajnerit në skuadrën e Milanit, përcjellë arbresh.info. 

Milani edhe në ndeshjen e fundit në Serie A u mposht 2:0 nga Atalanta në ‘San Siro’ dhe kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesi ‘kuq e zi’ të cilët pritet të marrin masa.

Kjo gazetë shkruan se Gattuso do të shkarkohet nëse nuk arrin rezultate pozitive ndaj Interit dhe Fiorentinës, kurse vendin e tij pritet të zë Vincenzo Montella. /arbresh.info/

 

 

 

 

FacebookTwitterEmailMore

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme