Milot Rashica afrohet gjithnjë me Napolin. Anësori nga Kosova është kthyet në objektivin numër një të klubit ku luan edhe Elseid Hysaj për merkaton e verës që po afron.
Me largimin e Jose Callejon, Napoli kërkon një zëvëndësues dhe Rashica është ideali për këtë rol.
Gjërat bëhen më serioze kur një lajm të tillë e publikon edhe prestigjozja italiane, “Corriere della Sera”. Gazeta pohon lajmin drejtori sportiv i Napolit e ka vënë në krye të listës për merkaton talentin e ri nga Kosova.
Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyet te Vitesse dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 5 milionë euro.
Duke parë edhe moshën e tij mjaft të re, vetëm 21 vjeç, ky investim në merkato do të ishte i goditur nga ana e Napolit pasi Rashica e ka treguar tani veten e tij dhe vlerat që ka si futbollist.
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi