Google ADS

Koronavirusi, Napoli konfirmon se më 25 mars u rikthehet stërvitjeve

19:18 | 21 Mars 2020
Arditë Shkodra

Italia ka ende numrin e lartë të prekjeve e vdekjeve nga coronavirusi.

Skuadra e Gennaro Gattusos ishte në vetëizolim, duke u anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe aktivitetet e tjera brenda klubit, derisa Serie A u suspendua deri më 4 prill.

Sidoqoftë, klubi ka njoftuar se ata po rikthehen në stërvitje për të vazhduar në ndeshjet në Serie A dhe për përballjen e dytë kundër Barcelonës në garën më të madhe në Evropë për klube.

Në këtë pikë, asnjë njoftim nuk ka dalë nga Federata e Italisë apo UEFA nëse do të zhvillohen ndeshjet në prill.

Për këtë vendim, Napoli është duke u kritikuar nga të gjithë, pasi Italia e ka kaluar edhe Kinën me rastin e vdekjeve nga virusi.

Por, këtij vendimi mund t’i bashkohet edhe Lazio që ka në plan t’i thërret të gjithë lojtarët për të rifilluar stërvitjet./telegrafi

https://twitter.com/sscnapoli/status/1241085218695634946?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1241085218695634946&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcoronavirus-napoli-konfirmon-se-25-mars-u-rikthehet-stervitjeve-pas-ndeshjes-se-anuluar-kunder-barcelones-ne-ligen-e-kampioneve%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme