Corentin Tolisso do t’i bashkohet Real Madridit në verë?

15:42 | 20 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Bayern Munchen, Corentin Tolisso po paralajmërohet për një ribashkim me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Ancelotti ka punuar me Tolisson në Bayern dhe francezi po lidhet me një lëvizje drejt Madridit në qershor – atëherë edhe kur i skadon kontrata aktuale.

Sipas gazetarit spanjoll, Bruno Alemany, Tolisso pritet t’i bashkohet Real Madridit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë edhe për ndonjë klub anglez.

Newcastle United është gjithashtu në kërkim të mesfushorit francez.

Real Madrid transferoi ish-bashkëlojtarin e Tolisson te Bayerni, David Alaban si lojtar i lirë./Arbresh.info

Të ngjashme