Argjentina pritet që ta merr përgjegjësinë për ta organizuar këtë kampionat
Pas ngjarjeve dhe problemeve politike në Kolumbi, është marrë vendim që atyre t’ju humbet e drejta për ta organizuar kampionatin “Copa America” këtë verë.
Raporti i departamentit të shtetit të SHBA për sigurinë për të udhëtuar tek ky shtet amerikano-jugor nuk është i sigurt dhe e detyroi Conmebol që të ndryshojë vendim.
Burimet e afërta me trupën qeverisëse të Conmebol i kanë thënë Marcas që vendimi është marrë dhe kampionati do të organizohet nga Argjentina, kurse ky lajm pritet të zyrtarizohet këtë të enjte.
Qeveria e Kolumbisë vazhdonte të thoshte se gjithçka në vend po shkonte mirë dhe që çdo problem do të rregullohet me kohë për sigurinë e kampionatit, por me Covid-19 që është ende prezent dhe me mungesë të provave për gjendjen jo të qetë politike që nuk po qetësohet, duket se ata kanë humbur këtë betejë.
Detalet e stadiumeve dhe logjistike për kampionatin në Argjentinë ende nuk janë caktuar, pasi që edhe ky shtet ka probleme serioze me Covids-19 si vendet e tjera. /GazetaExpress/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...