Google ADS

Conte: United ka skuadrën më të mirë në Angli

18:09 | 10 Mars 2017
Arbresh Info

Para takimit ndërmjet tyre javën e ardhshme në ‘FA Cup’, Antoine Conte pretendon se Manchester United posedon skuadrën më të fortë në Angli.

“Në tetor ata ishin një skuadër e jashtëzakonshme, të njëjtë janë edhe tani”, tha fillimisht Conte, transmeton portali arbresh.info.

“Manchester United, së bashku me Cityn, posedojnë skuadrat më të forta në ligë. Ata kanë një numër të shkëlqyer lojtarësh, do të jetë një ndeshje vërtetë shumë e vështirë”

“Tani për ne është shumë më mirë sepse në muajin tetor ne nuk kishim njohuri rreth të ardhmes tonë, tani ne jemi në muajin mars dhe jemi duke qëndruar në krye të tabelës”, shtoi ai.

Chelsea pret në ‘Stamford Brige’ skuadrën e Jose Mourinhos për të zhvilluar ndeshjen çerekfinale në kuadër të ‘FA Cup’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme