Conte: Roma ishte më e uritur dhe e meritoi fitoren

23:51 | 31 Tetor 2017
Arbresh Info

Antonio Conte ka pranuar se Roma e meritoi fitoren kundër Chelseat në xhiron e katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Giallorossët fituan me rezultat 3-0 në Stadio Olimpico me dy gola të Stephan El Shaarawyt dhe një të Diego Perottit.

“Mendoj se pjesa e parë ishte shumë pozitive për ne dhe nuk patëm fat. Kemi mundur të kalojmë në epërsi pas 30 sekondash dhe pastaj pranuam gol”.

“Në gjysmën e dytë, ata dëshmuan se ishin më të uritur, më të vendosur dhe kishin dëshirë më të madhe për luftë, prandaj e merituan fitoren”, ka deklaruar Conte për Mediaset Premium.

Me këtë triumf, Roma është në krye të Grupit C me tetë pikë, një më shumë se Chelsea që ndodhet një vend më poshtë.

Conte ka thënë se nuk mendon për rezultatin e ndeshjes së ardhshme, por për mënyrën se si ta përmirësojë skuadrën e tij.

Barazimi ndaj Qarabagut e ka lënë Atletico Madridin me vetëm tri pikë pas katër xhirosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme