Conte: Real-i është skuadër e fortë, kur dëgjojë se jemi favoritë për të qenë të parët, fillojë të qeshi

21:30 | 20 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte ka folur lidhur me grupin e Ligës së Kampionëve, ku ndodhet edhe Real Madrid-i.

Dy skuadrat do përballen së shpejti, derisa disa spekulime thonë se “Neurazurët” do përfundojnë grupin në pozitën e parë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku italian ka mohuar gjithçka duke thënë se kur dëgjon që ne do dalim të parët, atëherë fillon të qesh.

“Real Madrid-i është skuadër e fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Fituan ligën vitin e kaluar dhe fituan Ligën e Kampionëve disa herë”.

“Kur dëgjojë që jemi favoritët për të dal të parët në grup, fillojë të qeshi”, deklaroi ai.

Inter-i nesër e pret Borussia Monchengladbach në “San Siro”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme