Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur pas fitores ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
“Nerazzurrët” janë gati të fitojnë titullin e parë pas 10 vitesh dhe vetëm një fitore e Atalantas do ta vononte festën e tyre për Scudetton, sepse ata janë vetëm një ndeshje larg festës, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Antonio Conte, duke folur për “Sky Sport” e përshkroi situatën e Interit si një rënjë e një mbretërie që pati regjim që nëntë vite.
“Mënyrën se si jemi paraqitur në këtë kampionat, është fryt i rritjes konstante të këndvështrimit të të gjithëve”, tha ai.
“Të gjithë lojtarët, edhe ata që janë paraqitur më pak, kanë krijuar një atmosferë të mirë dhe mundësinë e krijimit të diçkaje fantastike që do të mbetet në histori të Interit”, tha Conte.
“Ja kemi dalë të bëjmë rrëzimin e një mbretërie që zgjati për nëntë vite. Komplimente djemve”, përfundoi Antonio Conte.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...